Anaidi kap mat Joanen me Edberin


image
Anaidi mbrëmë i ka kërkuar Joanës që të respektojë Janin jo vetëm në veshjet që i dërgon, por edhe në sjellje duke nënkuptuar që ata të dy nuk do të flenë më bashkë. Këtë gjë Anaidi e ka vënë sot në zbatim dhe nuk ka fjetur me Joanën. Joana nga ana tjetër e ka komentuar këtë sjellje të Anaidit me banorë të tjerë dhe është dukur e mërzitur nga sjellja e tij. Ajo sot zgjohet e vetme, por duket se nuk është aspak e mërzitur.
Pa u çuar nga krevati i saj, Joana i kërkon Edberit që të shkojë pranë saj dhe ai shtrihet pranë Joanës duke e përqafuar. Të dy fillojnë të luajnë të puthen e përqafohen për disa minuta duke qeshur me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Joana dhe Edberi duken shumë të afërt, në dhomë hyn Anaidi i cili në një farë mënyrë shtang te dera e dhomës së gjumit. Ai mundohet që ta fsheh reagimin e tij duke i thënë Joanës se erdhi që ta njoftojë se ai ia përgatiti mëngjesin, por ajo u vonua dhe tashmë pjesën e saj po e ha Elena. Anaidi largohet, ndërsa Joana dhe Edberi qeshin me të madhe për disa minuta me radhë.
Duket se Joana afrohet shumë me Edberin duke flirtuar me të vetëm për të bërë xheloz Anaidin. Pasi largohet Anaidi Joana e komenton këtë gjë me Edberin dhe vazhdon të qeshë, ndërkohë që përgatitet për të shkuar në kuzhinë. “Më duket se u bë pak xheloz, ai të bën mëngjesin, ndërsa unë fle me ty” i thotë Edberi Joanës, ndërsa ajo i përgjigjet “u bë xheloz, më vjen për të qeshur me këtë situatën tani”. Më pas Joana dhe Edberi shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjes.